Daçiq ia paraqet një certifikatë Çitakut: Ti je ende qytetare e Serbisë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka provokuar ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitakun me një veprim në Këshillin e OKB-së, ku po diskutohet për raportin për situatën në Kosovë.

Ai para të pranishmëve ka paraqitur një certifikatë të lindjes së Çitakut që ishte e kohës së okupimit serb.

“Dokumenti që do t’ua tregoj është i autoriteteve serbe në vitin 1999, kur Vlora Çitaku ishte 10 vjeçe, është një certifikatë e lindjes në Kosovë, ku një anë është serbisht në një anë është shqip. I përket kohës kur Kosova ishte nën administrimin e Serbisë. Këtë certifikatë që do të dëshiroj ta shihje zonja Çitaku, ti e ke një të tillë të njëjtë në Serbi dhe në Kosovë..”, ka thënë Daçiq.

Ministri serb i është drejtuar asaj duke  thënë se është ‘ende serbe’.

“Dhe kur vjen tek dokumentet zonja Çitaku do të dëshiroja të thosha që ti je ende qytetare e Serbisë dhe kjo është regjistruar”, ka shtuar Daçiq.

Ndërsa, Çitaku në fjalën e saj i tha se është krenare me vendlindjen e saj dhe theksoi se është qytetare e Kosovës.

“Unë ndjehem krenare me trashëgiminë time dhe të kaluarën time. Unë jam qytetare me etni shqiptare dhe qytetare e Kosovës”, ka thënë ajo.