Viola Von Cramon tek Ura e Ibrit. Screenshot: Twitter/Viola Von Cramon

Cramon flet për bisedën me policin: Nuk ka qenë për të fyer dikë individualisht

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë për emisionin Interaktiv ka komentuar komunikimin e saj me një polic gjatë vizitës së saj në Zveçan.

“Nuk ka qenë për të fyer dikë individualisht. Nuk ishte adresuar atij djalit të gjorë atje kjo është e sigurt edhe e dukshme, nëse e shihni videon e plotë ne kalojmë kogja kohë me policët, nuk është se unë dola nga vetura, kërceva dhe i thash atë policit dhe ika”- ka thënë Cramon.

Tutje ajo ka treguar se pse ju ka drejtuar policëve në atë mënyrë “Ajo çfarë kam thënë është se ne kemi shikuar përreth dhe nga perspektiva ime dhe njerëzve në teren, ajo çfrarë po ndodhte nuk ishte në rregull, njerëzit ndiheshin të kërcënuar në një ambient jo civil me mjete të blinduara që dukeshin pothuajse si një situatë lufte në një të diel lufte me policë që ndërroheshin, por natyrisht do t’i pysja edhe në Gjermani policët për të njëjtën gjë”.

Gazetari iu drejtua Viola Vona Cramon duke i thënë se “Ne po flasim për policë të cilët zbatojnë urdhëra, ju drejtuat policit pasi tashmë kishit takuar kryeministrin”.

“Unë i thash çfarë dreçin po bën këtu ani pse ju nuk jeni përgjegjës për këtë, ju thash atyre natyrisht se nuk ndiheni as ju rehat, ju thash se nuk ishte vendimi i tyre”- ka thënë Cramon.

Raportuesja për Kosovën në PE ka pasur një bisedë edhe me policët e Njësisë Speciale që gjendej në Zveçan.

Me aq sa dëgjohet në videon e publikuar nga Arsenijoviq, Von Cramon ka pasur disa pyetje për zyrtarët policorë.

“Pra ju jeni këtu 24/7 dhe ku është rreziku, çka dreqi ju solli juve këtu?” – ka qenë një nga pyetjet e saj.

Von Cramon në Zveçan i drejtohet policit: Ku është rreziku, çka dreqi ju solli këtu?