Ilustrimi: cio.com

CPJ dënon projektligjin iranian për kufizime të internetit

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) shprehu shqetësimin pasi parlamenti iranian po e procedon një projektligj i cili është parë si një mjet për të kufizuar internetin.

“Në vend që të kontrollojnë atë që gazetarët dhe qytetarët mund të bëjnë në internet, ligjvënësit iranianë duhet të gjejnë mënyra për të promovuar rrjedhën e lirë të informacionit”, tha në një deklaratë më 1 nëntor, koordinatori i programit të CPJ-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sherif Mansour.

“Nëse gazetarët pengohen për të pasur qasje të hapur në internet atëherë vuan e gjithë shoqëria” shtoi ai.

Mediat kanë raportuar se legjislacioni po shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe se miratimi i tij pritet të bëhet më 2022.

Një draft i këtij projektligji i bërë publik në muajin korrik. Projektligji pritet t’i japë të drejtë Qeverisë që të mbyllë faqet dhe platformat e internetit të drejtuara nga kompani të huaja nëse ato nuk kanë një përfaqësues zyrtar në Iran.

Aty thuhet gjithashtu se njerëzit duhet të regjistrohen përmes një dokumenti identifikimi për të hyrë në internet si dhe penalizohet shitja dhe shpërndarja e rrjeteve virtuale private, të cilat njerëzit mund t’i përdorin për të anashkaluar kufizimet e Qeverisë.

Platformat ndërkombëtare të mediave sociale tashmë janë subjekt i bllokimit në Iran. Gazetarët dhe të tjerët mbështeten në rrjetet virtuale private për të hyrë në shërbime si Telegram, Twitter, YouTube dhe Facebook./REL