Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

COVID-19: Vdes një person, 4 të tjerë në gjendje kritike

Qendra Klinike Universitare ka njoftuar se dje ka vdekur një paciente e infektuar me COVID-19 , e moshës 82 vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 persona të infektuar me COVID-19. Sipas raportit ditor të QKUK-së, 61 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërkaq 6 janë në Mjekimin Intensiv ku 4 nga ta janë në gjendje kritike duke u trajtuar me respirator.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, bën të ditur QKUK.