Foto: KALLXO.com
COVID-19, vdes mjeku nga Ferizaj
Spitali Rajonal i Ferizajt sot humbi specialistin e anesteziologjisë, Afrim Tasholli, si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.
Zeqiri e kujtoi Tashollin si një njeri stoik e profesionist.
“Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi. Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjisë me mjekim intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj”, ka shkruar Zeqiri.
“Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”. Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut”, ka shkruar tutje ai.
Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 18 mjekë si pasojë e infektimit me COVID-19.