Coronavirusi - KALLXO

COVID-19: Si qëndron numri i të infektuarve në Kosovë dhe rajon

Kosova që nga 13 marsi ka shënuar gjithsej 227 të infektuar, 30 të shëruar dhe 7 të vdekur nga coronavirus.

Numri u rrit dukshëm këtë javë me të prekur me coronavirus.

Krahasuar me vendet në rajon, Kosova dukshëm ka më së paku raste me të infektuar me virusin COVID-19.

Sipas statistikave,Serbia ka të regjistruara 3 mijë e 105 të infektuar, 108 raste të reja vetëm sot, në total ka 54 të vdekur ndërsa të shëruar 500.

Në Maqedoni janë regjistruar 711 raste të konfirmuara me coronavirus, 25 të vdekur dhe 41 të shëruar.

Shqipëria ka 416 raste të konfirmuara me coronavirus, 23 të vdekur dhe 182 të shëruar.

Pandemia e cila ka kapluar botën muajt e fundit ka prekur një numër të madh të perosnave. Të dhënat dhe statistikat ditore tregojnë se deri sot 1 milion e 666 mijë e 766 persona janë të prekur me këtë virus.

Edhe numri i vdekjeve është rritur. Deri sot janë regjistruar 10 mijë e 440 persona të vdekur të infektuar me coronavirus. Numri i të shëruarve sipas statistikave është 369 mijë e 956 persona.

Vetëm sot nëpër botë janë regjistruar 63 mijë e 114 persona të infektuar me coronavirus ndërsa 4 mijë e 748 të vdekur nga ky virus.

Në vendin e parë me të prekur me coronavirus, kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pason Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Irani, Turqia, Blegjika, Zvicra e me radhë.