COVID-19 shtyn hapjen e konkurseve të Qendrës Kinematografike

Qendra Kinematografike e Kosovës ende nuk ka mundur të hapë konkurset për mbështetje të projekteve filmike për 2020.

Pezullimi i të gjitha aktiviteteve kulturore dhe të institucioneve për shkak të pandemisë së coronavirusit ka prekur edhe aktivitetet e QKK-së.

Arben Zharku drejtor i QKK-së, ka pohuar në një prononcim për KALLXO.com se aktualisht Qendra ka anuluar të gjitha aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19, dhe derisa të ndryshojë situata me pandeminë nuk do të ketë aktivitete.

 Te gjitha aktivitetet janë pezulluar deri sa të kalojë pandemia! Sapo të ndryshojë situata do ta kemi një situatë më të qartë edhe do ju njoftojmë për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Arben Zharku, drejtor i QKK-së, për KALLXO.com.

Zakonisht konkurset e QKK-së për mbështetje të projekteve filmike hapeshin në mars apo prill.

Vitin e kaluar konkurset e QKK-së për mbështetje të projekteve filmike ishin hapur në muajin prill. Në 2019, Qendra kishe në dispozicion një buxhet me mbi 1.2 milionë për mbështete të projekteve konkurruese.