Burgu i Dubravës (Ilustrim)

COVID-19: Shërbimi Korrektues jep detaje pas infektimit të zyrtarit të Burgut të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një Udhëheqës i trajnimeve në Burgun e Dubravës ka rezultuar pozitiv me coronavirus javën e kaluar.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga SHKK në lidhje me të burgosurit në Burgun e Dubravës pasi që Udhëheqësi i Trajnimeve, mbran trajnime edhe për stafin e burgut por edhe për të burgosurit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në një përgjigje drejtuar KALLXO.com ka treguar se nuk ka pasur nevojë të bëhet testimi i të burgosurve.

“Lidhur me rastin, sa i përket testimit të të burgosurve nuk ka pasur nevojë t` iu bëhet testimi sepse personi në fjalë nuk ka pasur kontakt me ta”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së

KALLXO.com raportoi se një Udhëheqës trajnimesh në Burgun e Dubravës doli pozitiv me coronavirus.

Udhëheqësi i trajnimeve mbante trajnime në burg kryesisht për ndërtimtari, ujësjellës. Këto trajnime i mbante për stafin e burgut dhe të burgosurit.

Gjithsej shtatë zyrtarë, gardian të burgjeve të Kosovës janë infektuar me coronavirus. Nga ta pesë janë shëruar ndërsa dy janë në izolim.

Shtatë gardianë të burgjeve të Kosovës janë infektuar me coronavirus