Ilustrim

COVID-19, shërbimi i gastronomisë vazhdon të lejohet deri në orën 23:00

Shërbimet e gastronomisë në Kosovë do t’u lejohet veprimtaria nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Në përputhje me udhëzuesin përkatës në kafeteri dhe hoteleri do të lejohen deri në 50 klientë për 100 metra katror, pesë persona në 10 metra katror.

Në vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovë muzika do të lejohet deri në orën 22:45.

“Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jenë së paku një metër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në hapësira të mbyllura lejohen vetëm katër persona në një tavolinë por në rast se tavolina është më e madhe se dy metra atëherë lejohen pesë persona.
Ndërsa në ambiente të jashtëm lejohen deri në gjashtë persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues si dhe të vendosen udhëzuesit në hapësira të jashtë të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.

Vendimi për masat e reja hynë në fuqi në momentin kur publikohen në gazetën zyrtare.