COVID-19 prek 189 pjesëtarë të stafit të OKB-së, tre të vdekur

Tre pjesëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara kanë vdekur nga komplikimet e coronavirusit në gjithë botën, dhe 189 janë pozitiv deri të dielën mbrëma, sipas zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq.

Teksa pandemia ndikon brenda KB, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme, Amina Muhammed, tha në një konferencë virtuale për shtetet anëtare javën e kaluar se një ndjenjë urgjencë e paprecedentë drejton përgjigjen e OKB-së për këtë përhapje.

“Nëse virusi mbetet diku aktiv, ne nuk mund të jemi të sigurt, dhe nëse nuk përballemi me të dhe pasojat e tij, virusi do vazhdojë të shkatërrojë si zjarr i egër, duke marrë jetë dhe kërcënuar kohezion shoqëror,” tha Muhammed.