COVID-19: Nga 3 raste në komunat e Gjilanit, Lipjanit e Vitisë

Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se 26 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar, ndërsa 8 të tjerë janë shëruar.

Sipas njoftimit, tre raste janë në komunën e Gjilanit, përkatësisht dy në qytet dhe një në fshatin Lladovë; tre të tjera janë në komunën e Lipjanit, me vendbanim në qytet; ndërsa po ashtu tre janë nga komuna e Vitisë, përkatësisht dy raste në fshatin Smirë dhe një në qytet me vendbanim.

Numri i të infektuarve gjithsej në Gjilan ka arritur në 24, në Lipjan ka shkuar në 6, kurse në Viti ka arritur në 23.