Foto: BBC

COVID-19 në ShBA, edhe 300 të vdekur e mbi 18 mijë të infektuar

Afro 300 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste të reja të kontaminimit me coronavirusin e ri janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, sipas një bilanci të dhënë të hënën nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), raporton Reuters.

Këto të fundit kanë njoftuar për 2,405 të vdekur dhe 140,904 të infektuar në ShBA, sipas të dhënave të së dielës në ora 16 :00 lokale në Washington.

Bilanci paraprak tregonte për 2,112 të vdekur dhe 122,653 të infektuar.

Statistikat e CDC mund të dallojnë nga të dhënat e ofruara individualisht nga secili shtet.