Kthimi i Karl Majit. Foto: Urim Krasniqi

COVID- 19, masat e reja lehtësojnë punën e institucioneve kulturore

Masat e reja anti-COVID-19 kanë prekur edhe institucionet kulturore dhe ato të trashëgimisë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për masat reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, institucionet kulturore do të mund të punojnë duke shfrytëzuar 50 % të hapësirave të objekteve.

Vendimi i ri Qeverisë për masat e reja nga sot ka hyrë në fuqi.

“Teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime)”, thuhet në vendim.

Gjatë aktiviteteve kulturore maskat dhe distanca sociale do të jenë të detyruara.

“Përgjegjësit për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafirët të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri”, thuhet në vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës rreth masave të reja anti-Covid-19.

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID