Ndertesa e Komunes se Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

COVID-19, Komuna e Pejës formon shtabin emergjent

Komuna e Pejës  ka formuar sot Shtabin Emergjent për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Sipas vendimit të publikuar, shtabi emergjent është në përbërje nga Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe 29 anëtarë tjerë.

“Vendimi i dërgohet, Kryetarit të Komunës, MAPL-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, Arkivit Komunal “ thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Komuna e Pejës ka marrë masat e para pasi që një banore e fshatit Llugaxhi ka rezultuar pozitive me coronavirus.

Fshati Llugaxhi dhe fshati Kosuriq janë izoluar nga Komuna e Pejës.

Izolohen dy fshatra në Komunën e Pejës