Wuhan - Foto: REL/Reuters

COVID-19, Kina 'refuzon t'i jap të dhëna' ekipit të OBSh-së

Kina ka refuzuar t’i dorëzojë të dhëna kyqe ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po hetojnë origjinën e virusit COVID-19, ka thënë një nga anëtarët.

Mikrobiologjisti Dominic Dwyer tha për Reuters, the Wall St Journal dhe New York Times se ekipi kishte kërkuar të dhëna të papërpunuara të pacientëve nga rastet e hershme, gjë që ai e quajti “praktikë standarde”.

Ai tha se kanë marrë vetëm një përmbledhje.

Kina nuk i është përgjigjur këtyre deklarimeve por më më herët ka insistuar se ka qenë transparente me OBSh-në.

ShBA ka kërkuar nga Kina të lëshojë të dhëna nga fazat e hershme të përhapjes, duke thënë se ka “shqetësime të thella” rreth raportimit të OBSh-së.

Javën e kaluar, ekipi i OBSH-së konkludoi se kishte “shumë pak gjasa” që virusi të ketë dalë nga ndonjë laborator në qytetin Wuhan, duke hedhur poshtë kështu një teori kontraverse që mbizotëroi vitin e kaluar.

Kurse, ekipi i OBSh-së ka kërkuar të dhëna të papërpunuara të 174 rasteve të identifikuara nga Wuhani në dhjetor të vitit 2019.

Vetëm gjysma e rasteve të hershme kishin qenë të ekspozuar ndaj ushqimit të detit në një market ku ishte vërjetur virusi.

“Për këtë arsye kemi insistuar të pyesim për to,” tha prof Dwyer. “Pse kjo nuk ka ndodhur, nuk mund të komentoj. Nëse është politike apo e vështirë. Por nëse ka ndonjë arsye tjetër pse nuk të dhënat nuk janë të disponueshme, nuk e di. Këtë vetëm mund ta spekulojmë”.

Kina në anën tjetër thotë se ka qenë transparente me hetuesit e OBSH-së, të cilët kanë qenë në përcjellje të afërt nga autoritetet kineze gjatë kohës që po merreshin me hetimin.

SHBA e ka akuzuar Kinën për fshehje të të dhënave dhe kritikoi kushtet e vizitës, e cila i kishte kufizuar lirinë e lëvizjes ekipit të OBSH-së dhe të flasë me dëshmitarët.

OBSH ka bërë thirrje që të hetohet edhe mundësia e ‘zingjirit të ftohtë’, duke u referuar në teorinë se virusi mund të jetë shpërndarë përmes transportit të ushqimit të ngrirë. BBC