Avdullah Hoti - Foto: ZKM

COVID-19, Këshilli i Sigurisë vendos për masa rigoroze, nuk e përjashton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë janë pajtuar për marrjen e masave shtesë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Ai tha se kanë diskutuar për dy opsione: Marrja e masave shtesë dhe rigoroze dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme të zbatojmë skenarin e parë për masa rigoroze dhe masa shtesë, duke mos përjashtuar skenarin e dytë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se masat shtesë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19 do të prezantohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj shkelësve të masave të vendosura nga Qeveria”, shtoi ai.

KALLXO.com transmetoi live konferencën e kryeministrit Avdullah Hoti.

Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media

Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 12 juillet 2020