COVID-19, kategorizimi i komunave nga sot e deri më 12 mars

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rangimin e ri të komunave sipas rasteve të reja me COVID-19 në 100,000 banorë në interval kohor prej shtatë ditësh.

Kategorizimi i komunave, vetëm klasifikon komunat me më së shumti raste pozitive me COVID-19 për këtë javë, por jo edhe pëkufizimin e lëvizjes.

Nga sot e deri më 12 mars në zonën e kuqe janë vendosur: Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër  janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Numri i rasteve pozitive në Kosovë është rritur ditëve të fundit.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 564 raste pozitive me COVID-19, përderisa shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Dalin rezultatet e testimeve ditore për COVID-19