COVID-19

COVID-19, gjurmohen rastet e kontaktit të të infektuarve nga Drenasi

Që nga shpërthimi i COVID-19 në Kosovë, pesë raste janë shënuar gjithsej në komunën e Drenasit dhe 1,615 raste në gjithë vendin.

Mbrëmë janë shënuar tri raste, prej tyre dy janë me vendbanim në Prishtinë ndërsa rasti i tretë me vendbanim në fshatin Fushticë e Poshtëm, i cili është rast kontakti dhe punon në Postën e Kosovës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Drenasit, Arsim Haxhiu në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se janë duke u hulumtuar rastet e kontakteve nga ana e IKShPK, por që ende nuk kanë informata për numrin e mostrave.

“Sipas informatave që na kanë ardhur mbrëmë, janë tri raste pozitiv në komunën tonë. Ne kemi lëshu një aktvendim që personat mos të lëvizin, derisa që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë që të marrë masa të kontakteve eventuale. Nuk kemi dergu ndonjë mostër të re, vetëm do të gjurmohen kontaktet e tyre [tri rasteve]. Ne jemi në gjendje gatishmërie çdo herë për t’i oferu ndihmë Institutit dhe presim bashkëpunimin”, u shpreh Haxhiu.

Kujtojmë se dy rastet e tjera që janë regjistruar më parë në Drenas janë shëruar.

Kosova ka shënuar rritje drastike të rasteve të reja me COVID-19. Dje janë regjistuar 129 raste pozitive.

Deri më tani në Kosovë nga ky virus janë të infektuar 1615 persona, prej tyre 963 janë shëruar dhe 34 kanë vdekur.