Covid-19, gjashtë raste të reja dhe gjashtë të shëruar në Shqipëri

Gjashtë persona të prekur me Covid-19 janë shëruar në Shqipëri, dhe gjashtë të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 6 pacientë. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Katër raste janë në Tiranë dhe dy në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit.

6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit. Të shëruar – 6 të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar./oranews/21Media