COVID-19, e gjithë familja gjilanase në Spitalin Infektiv

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një familje nga Livoçi i Epërm e tëra është në Klinikën Infektive për shkak se është prekur nga sëmundja COVID-19.

“Fatkeqësisht e gjithë familja nga fshati Livoç i Epërm është në Spitalin e Infektivës. Në jemi në kontakt të vazhdueshëm më mjekët që të menaxhojmë shëndetin e tyre”, ka thënë Haziri sipas një njoftimi të Komunës.

51 qytetarë nga komuna e Gjilanit janë prekur nga COVID-19.

Prej tyre 18 janë shëruar plotësisht, një ka vdekur, në hospitalizim janë 10 raste dhe në shtëpi janë 22 raste.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Komuna e Gjilanit ka paralajmëruar gjoba mandatore ndaj qytetarëve që shkelin masat e vendosura nga institucionet kundër pandemisë.