COVID-19, dy pacientë në Kosovë në gjendje kritike

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për gjendjen e pacientëve të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sipas njoftimit, 44 persona janë të hospitalizuar, prej tyre 5 në gjendje të rëndë e dy të tjerë në gjendje kritike.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë liruar për në shtëpi 25 persona.

“Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë. Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19. Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste”, thuhet në njoftim.

“Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19: 33 raste janë në gjendje stabile, 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në fund të njoftimit.

Cilat grupmosha janë më të prekurat me COVID-19 në Kosovë?

www.kallxo.com