Ilustrim

COVID-19, disa të arrestuar për mosbindje të rregullave në rajonin e Prishtinës

Disa persona janë arrestuar në rajonin e Prishtinës, për mosbindje të rregullave të Qeverisë, për luftimin e përhapjes të virusit COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, në fshatin Llapushik të Drenasit, dje rreth orës 10:30 është arrestuar një person, pasi që u njëjti është hasur duke punuar në fidanishten e tij. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një femrës i është iniciuar lënda e rastit, në fshatin Gadime të Ulët të Lipjanit, pasi ishte hasur duke punuar në lokalin e saj, sallon ondulomi. Me vendim të prokurorit rasti është poceduar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

Po ashtu në fshatin Gadime e Ulët një tjetër person mashkull është arrestuar, pasi i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, si frizer për meshkuj. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

Kurse në rrugën ‘Komandant Kumanova’ të Lipjanit, një personit i është iniciuar lënda e rastit, pasi i njëjti ishte hasur duke punuar në lokalin e tij ‘Auto pjesë’. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Një personi tjetër i është iniciuar lënda në qytetin e Prishtinës, pasi i njëjti nuk ka lejuar që të shpërndahet ushqimi, si dhe ka ofenduar vullnetarët dhe zyrtarët policorë.

5 persona të tjerë në tre raste të ndryshme, janë arrestuar për mosbindje të rregullave të Qeverisë edhe në Fushë Kosovë dhe Kishnicë.