COVID-19 arrijnë ndihmat nga Turqia

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se do të dërgojë pajisje mbrojtjeje për COVID-19, në disa shtete, përfshirë Kosovën.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka arritur një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Kjo ministri ka njoftuar se pajisjet do t’i dorëzohen Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me udhëzimet e Presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Ky kontingjent ndihmash që sot pasdite ka arritur në Kosovë përmban maska mbrojtëse, dorëza, veshje për personelin shëndetësor, teste dhe, gjithashtu, edhe pajisje si respiratorë, defibrilatorë, puls-oksimetër dhe pajisje të tjera, të cilat do t’i shërbejnë personalit shëndetësor kosovar për t’u ballafaquar me koronavirsin-Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën e dhënë në kuadër të luftimit të sëmundjes COVID-19.

Ministri Vitia tha se në betejën kundër COVID-19 në Kosovë, kjo ngjarje tregon solidaritet dhe miqësi, njëjtë “sikundër kemi pranuar ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vendet e Bashkimit Evropian, tani edhe nga shteti ynë mik, Turqia. Sipas ministrit Vitia, falë masave të ndërmarra dhe ndihmave të shteteve mike, tani kemi një situatë më të mirë në Kosovë”.

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, tha se ndihmat për Kosovën janë nisur me kërkesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, tha se këto ndihma janë nisur me kërkesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoan, ku sipas tij në këtë donacion përfshihen maska, dorëza dhe teste për verifikimin e personave me COVID-19.

“Jemi shumë të lumtur që kemi pasur mundësi t’i përgjigjemi pozitivisht Kosovës. Jemi të kënaqur që po shohim se mbështetjet dhe ndihmat tona në mënyrë konkrete po realizohen tani për Kosovën. Këto ditë të vështira që po kalojmë ne sot na i rikujtuan që se sa është e rëndësishme në ditët e vështira të qëndrojmë pranë miqve tanë. Sot, jo vetëm Kosovës, por ndihmat tona i kemi dërguar edhe në vendet e rajonit.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Turqia dërgon mjete mbrojtëse ndaj coronavirusit në disa shtete, përfshirë Kosovën