Ilustrim

COVID-19,  arrestime për falsifikim të dokumentit për lëvizje të lirë

Një person është arrestuar mbrëmë nga policia në Pejë, nën dyshimin se ka përdorur dokument të falsifikuar për të lëvizur lirshëm në kohën kur është kufizuar lëvizja, për shkak të parandalimit të virusit COVID -19.

Përveç tij është arrestuar edhe pronari i biznesit që dyshohet se ka lëshuar të falsifikuar vërtetimin për lëvizje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dyshohet se e ka përdorur vërtetimin që ka të drejtë për lëvizje , me çka dyshohet për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe veprën penale lidhur me moszbatim të masave të Qeverisë. Është ndaluar edhe personi i cili e ka lëshuar atë vërtetim. Me ç‘rast personat janë ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.