COVID-19: A do të ketë valë të dytë, a do të ketë vaksinë, cili mund të jetë skenari më i mirë apo më i keq?

Aktualisht, ka një pyetje e cila po e shqetëson pothuajse popullatën në krejt botën: kur do t’i vie fundi pandemisë Covid-19 dhe si do të duket e ardhmja? 

Që nga muaji mars kur ishin paraqitur rastet e para zyrtare të pandemisë Covid-19, një numër i madh epidemiologësh po përballen të japin një përgjigje të saktë lidhur me atë se cili do të mund të jetë skenari më i mirë apo më i keq përballë realitetit me Covid-19.

A do të përballet bota me një valë të dytë të pandemisë?

Natyrisht, pyetja e radhës, tani pas një bllokade pothuajse katër mujore globale do të ishte nëse do të kemi një valë të dytë të pandemisë. 

Sipas Profesorit Mark Jit, nga Shkolla Londineze për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale (London School of Hygiene and Tropical Mediciene), gjasat e shfaqjes apo jo të një vale të dytë varen kryesisht prej faktit se sa efektive do të jenë masat e secilit vend për të ndaluar përhapjen e pandemisë. 

Është pothuajse e garantuar – thotë Profesori Jit – se do të kemi shkallë të madhe të pandemisë  në shumë vende për shkak se, edhe me aplikimin e masave restriktive dhe bllokadave, prapë do të përballemi me raste të cilat disi arrijnë të dalin përtej masave kufizuese.

“Nëpër të gjitha shtetet ku vala e parë ka përfunduar – sikurse në Kinë, Korenë e Jugut, të gjitha këto shtete – janë përballuar me shpërthime lokale të pandemisë, që nënkupton se kjo gjë nuk mund të evitohet” – deklaroi profesori Jit për kanalin televiziv britanik, Sky News. 

Megjithatë mundësia e një shkalle të madhe në nivel kombëtar është diçka që do të mund të evitohej përmes një reagimi të mirë. 

“Mendoj se aftësia jonë për ta evituar pandeminë duke mos u bërë një valë e dytë e madhe në nivel shtetesh varet në atë se sa i mirë dhe efektiv do të jetë reagimi ynë, në kuptim të zbulimit të rasteve në një kohë sa më shpejtë të mundshme, duke vazhduar pastaj me testrime dhe gjurmim të kontakteve dhe duke qenë në gjendje për të aplikuar masa të bllokadave në venbde të caktuara aty ku virusi duket të jetë me aktiv”, shton tutje profesori Jit. 

A ka gjasa të zbulohet një vaksinë?

Profesori Jit është optimist se bota do të arrijë ta ketë një vaksinë, marrë parasysh “angazhimin e madh njerëzor dhe financiar, që po i kushtohet gjetjes së një vaksine. 

Sidoqoftë, sipas tij, është “vështirë të thuhet” nëse do ta gjejmë një vaksinë sepse provat janë akoma në fazën fillestare porse dyshon se “prej 100 e më shumë kandidatëve … disa prej tyre do të rezultojnë me sukses” dhe pastaj, nëse jemi me fat … do të mund ta kemi vaksinën brenda një apo dy viteve. Në rast se jemi të pafat … atëherë do të na duhej të presim akoma.” 

Pyetja e radhës nëse do të zbulonim një vaksinë, natyrisht do të ishte se çka nënkuptojmë me një vaksinë të suksesshme. Në një botë ideale, ne do ta zbulonim një vaksinë e cila është funksionale për të gjithë  dhe u siguron një mbrojtje për tërë jetën. 

Mirëpo mund të ndodhë që ne e zbulojmë vaksinën e cila mund të jetë funksionale vetëm për disa njerëz – për shembull, një vaksinë e cila nuk kryen punë për popullatën e moshuar – apo njerëzve do tu duhej që të vaksinoheshin pas pak viteve. 

Shumë pak vaksina janë 100% efektive për të gjithë njerëzit të cilët i marrin ato, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) llogaritë se vaksinat do të mund të parandalonin deri në tre milionë vdekje për vit edhe si të tilla. 

Një vaksinë potenciale do të ishte në gjendje të mbronte njerëzit që të mos sëmureshin seriozisht nga koronavirusi, më parë se ti ndalonte ata që të mos infektoheshin. 

Në rast të zbulimit të një vaksine, ekziston një frikë se vendet të cilat e kanë zbuluar atë vaksinë nuk do të jenë të gatshme ta ndajnë atë me vendet e tjera në krejt botën. Këto shqetësime u rritwn edhe mw shumw kur SH.B.A. bleu pjesën më të madhe të furnizimit me barna në botë për ilacin remdesivir, i cili pati efekt në reduktimin e hospitalizimit për disa pacientë me koronavirus.

Profesori Jit thotë se qysh tani do të duhej të vendoseshin disa mekanizma për t’u siguruar se “vaksinat do të jenë të disponueshme për njerëzit të cilët kanë më së shumti nevojë – kudo në botë”. 

Për shembull, një ekip nga Universiteti i Oksfordit i cili po punon në zbulimin e vaksinës ka arritur një marrëveshje licensimi për furnizimin me një miliardë doza për shtetet me të hyra te vogla dhe të mesme. 

A do të jemi në gjendje ta eliminojmë virusin? 

“Është e mundshme,” thotë Profesori Jit, i cili ka kontribuar në një raport që ka të bëjë me fizibilitetin e kontrollimit të pandemisë.  

“Mirëpo, para se gjithash, neve na nevojitet një vaksinë dhe, e dyta, na nevojitet një përpjekje masive globale.”

Sipas profesorit Jit tërë bota do të duhej të bëhej bashkë në qoftë se do të deshironim ta heqnim qafe virusin. Gjëja më kryesore është të sigurohemi se shtetet do të koordinohen me njëra-tjetrën sa i përket përballjes me këtë epidemi. 

Cili mund të jetë skenari më i keq?  

Ka një mendim të logjikshëm në këtë, mirëpo Profesori Jit deklaron se tashmë ne po futemi drejt një skenari më të keq. 

“Fatkeqësisht – shton tutje profesori Jit – ne tashmë veç jemi duke shkuar drejt asaj, të cilën unë, disa muaj më parë e pata quajtur skenarin më të keq.”

“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, ne do të përballemi me skenarin më të keq duke mos arritur ta mbajmë pandeminë nën kontrollin tonë dhe, si pasojë, do të kemi shpërthime të mëdha secilin vit.” 

Nëse e krahasojme Covid-19 me gripin e zakonshëm, edhepse shumë njerëz në fillim të pandemisë thoshin se kemi një grip sezonal të përvitshëm, por përveç njerëzve të cilët janë skajshmërisht të cenueshëm, shumica prej tjerëve do të rikuperoheshin prej gripit.

“Ne po i hasim me COVID, një pjesë të madhe të njerëzve në spital. Shumë njerëz po përballen me efekte afatgjata. Përqindja e njerëzve të cilët, në të fakt, po vdesin nga kjo pandemi është shumë më e madhe sesa nga gripi.

“Andaj, në rast se kjo pandemi do bëhet diçka të cilën ne do ta shohim teksa rishfaqet gjatë secilit vit, kjo do të ishte diçka shkatërruese – edhe për njerëzit por edhe për ekonominë njëkohësisht.”

Cili mund të jetë skenari më i mirë?

“Në një skenar ideal, të mirë, ne do ta zbulonim një vaksinë të suksesshme dhe do ta gjenim një trajtim efektiv”, thotë profesori Jit.

Testimi do të përmirësohej dhe të të bëhej më i saktë dhe me rezultate më të shpejta dhe, ata të cilët tashmë janë të infektuar do të fitonin një imunitet afatgjatë. 

‘Nëse të gjitha këto do të arrinim ti bënim bashkë …  atëherë me të vërtetë do të përpiqeshim ta eleminojmë virusin – apo, fundja, ta mbanim atë nën kontroll sa më shumë të jetë e mundur” shton ai.

Edhe nëse virusi nuk zhduket krejtësisht, do të kishim para nesh një problem shumë më të vogël, me një vaksinë efikase, me gjurmime të kontakeve dhe duke e parandaluar një shpërthim më të madh. 

“Megjithatë një skenar aq i mirë, do të kërkonte një zhvillim teknologjik dhe një bashkëpunim të shteteve në mbarë botën për ta vënë virusin nën kontroll” thotë profesori i lartcekur. 

“Tani kur ishim dëshmitarë të asaj çfarë na ndodhi, po ashtu fituam pak njohuri në lidhje me këtë virus, dhe tani kur po e shohim edhe reagimin ndaj këtij virusi, i cili po del të jetë më i komplikuar sesa kemi menduar fillimisht, mendoj se tani jam më pesimist sesa isha më parë.” shton tutje profesori.

Megjithatë, akoma kam një fije shprese në njerëzit në mbarë botën si dhe aftësinë tonë për ta zgjidhur këtë problem.”