COVID-19, 45 pacientë në QKUK në gjendje kritike

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 45 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, 389 janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.

Trajtim mjekësorë janë duke marrë 630 pacientë, ku 480 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me coronavirus.

Në Klinika ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19 në QKUK, bëhet e ditur se 271 pacientë janë të shtrirë per tretman mjekësorë, 237 janë me COVID-19 ndërsa 173 janë me oksigjeno -terapi.

Tutje në raport thuhet se në spitalet rajonale janë të shtrir 359 pacientë, 243 prej tyre janë pozitiv me coronavirus dhe 225 janë me oksigjeno – terapi.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 190 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar 197 të tjerë, brenda 24 orëve kanë vdekur 12 pacientë si pasoj e infeksionit me SARS-CoV-2.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka kaluar shifrën mbi 10 mijë.

10,059 raste pozitive me COVID-19, janë shëruar 5,677 të tjerë, kanë vdekur 315.

Mbi 10 mijë qytetarë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë