Coronavirusi - Vitia dezinfekton rrugët
Komuna e Vitisë e cila tashmë e pesë ditë është futur në karantinë për shkak të rasteve të konfirmuara me coronavirus, ka dezinfektuar rrugët, trotuar, sheshet dhe hapësirat publike të institucioneve.
Sipas një njoftimi të kësaj komune, drejtori i Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi, tha se dezinfektimi i rrugëve e trotuareve do të vazhdoj edhe më tej.
Sipas tyre, dezinfektimi është bërë sot në oborrin dhe hapësirat publike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Stacionit të Policisë, Sheshit të Qytetit, Administratës komunale etj
Një 77 vjeçar i Vitisë i kthyer nga Italia në fillim të marsit, është idenfikuar pozitv me coronavirus.
Dy familjarë të tij të cilët po trajtoheshin në QKUK janë liruar dje për në shtëpi.
Numri në Kosovë deri më tani ka arritur 19.
Mali i Zi ka shënuar dje dy rastet e para me coronavirus.