Foto: IKShPK

Coronavirusi, udhëtarët nga Italia kontrollohen në Aeroportin e Prishtinës

Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSh dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhëtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

Deri më sot në Kosovë nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me coronavirus, ndonëse në shumë vende të botës ky virus po merr më dhjetëra jetë njerëzish.

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka rekomanduar të qytetarët që:

1.Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;

2.Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;

3.Të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve;

4.Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.

5.Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit.