Coronavirusi - Testohen 31 gardianë të burgut të Mitrovicës

31 gardianë të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë janë testuar për coronavirus.

Nga gjithë këta gardianë dy kanë rezultuar pozitiv të infektuar me virusin Covid-19.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës duke sqaruar se analizat janë kryer me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK.

Pasi që dy gardianë kanë rezultuar pozitiv, janë liruar nga puna për t`u vendosur në vetizolim.

“Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme se dy gardian serb të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus pasi kishin marrë pjesë me një dasmë më 14 mars.