Coronavirusi - Skenderaj, pastrohen dhe dezinfekton rrugët

Si masë parandaluese nga coronavirusi, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se kanë pastruar dhe dezinfektuar rrugët në qytet dhe oborrin e QKMF-së.

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kjo komunë kanë bërë apel tek qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen nga ky virus.

Skenderaj ende nuk ka të shënuar ndonjë rast me coronavirus.

Përderisa numri me të raste pozitive në vend ka shkruar në 21.

Komunat që kanë shënuar raste me këtë virus janë: Vitia, Klina, Malisheva, Podujeva, Gjakova dhe së fundmi Lipjani.

KALLXO.com dje ka raportuar për 10 komunat të cilat deri më tani kanë ndërmarrë masat për pastrim dhe dezinfektim të rrugëve dhe objekteve.

Në anën tjetër, në botë numri i të prekurve ka arritur në 246,773.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur si pasojë e virusit corona ka shkuar në 10,062 kurse i atyre të shëruar në 88,488.Kina edhe më tutje mbetet shteti me më së shumti të prekur me coronavirus, gjithsej 80,967 por nga ana tjetër është shteti me më së shumti të shëruar nga ky virus, 71,150 persona.

Pas Kinës, shteti me më së shumti të prekur nga virusi corona është Italia. Numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 41,035. Italia ia ka kaluar edhe Kinës për nga numri i personave të vdekur nga virusi corona. Në Itali, numri i të vdekurve ka shkuar në 3,405 përderisa në Kinë, edhe pse ka dyfish më shumë persona të prekur, ka vetëm 3,248 të vdekur.