Gjyqtari Sali Berisha, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Coronavirusi, shtyhet seanca ndaj gjyqtarit Sali Berisha, i akuzuar për marrje ryshfeti

Gjykata e Prishtinës ka anuluar gjykimin ndaj gjyqtarit  të Krimeve të Rënda, Sali Berishës, i cili do të përballej sot me akuzat për ryshfet.

Këtë lajm e ka konfirmuar gjyqtari i Departamentit Special, Arben Hoti i cili pritet ta gjykojë këtë rast.

Ai ka njoftuar së për shkak të situatës së coronavirusit Covid-19 është anuluar seanca.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë ndaj gjykatësit Sali Berisha, i cili dyshohet për veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’.

Sipas aktakuzës Sali Berisha, në cilësinë e personit zyrtar, ka kërkuar dhe ka pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj gjyqtarit Berisha e cila ishte caktuar të mbahet me datë 23 mars 2020, është shtyer për kohë të pacaktuar, deri në përmirësim të situatës.

Gjykatësi Sali Berisha, në dhjetor të vitit 2019, pas 3 muajve të qëndrimit në paraburgim, ishte liruar për të qëndruar në arrest shtëpiak.

Caktohet seanca ndaj gjykatësit të akuzuar për ryshfet, Sali Berisha