ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Coronavirusi: Shërbimi Korrektues kërkon testim për 48 të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë kerkesë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të testuar 48 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës.

Kjo kërkesë erdhi pasi që nga kjo Qendër Paraburgimi dy gardianë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Gjithashtu SHKK ka njoftuar edhe se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë gardianë.

“Të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në njoftim.
Dy gardianët serb të prekur me coronavirus dyshohet se me datë 14 mars kishin qenë më një dasmë.

Deri sot 112 raste janë konfirmuar në Kosovë me coronavirus. 6 janë shëruar ndërsa u shënua edhe një viktimë.

https://kallxo.com/lajm/dy-gardian-te-burgut-ne-mitrovicen-veriore-infektohen-me-coronavirus/?fbclid=IwAR0ivM-PAy9WlkIIZawRdBMtUCP9UkQ2H_PoeHhB3crtsgisVCOtUrP_2B4