Coronavirusi, Prishtina dezinfekton 750 hyrje të banesave kolektive

Komuna e Prishtinës si masë parandaluese kundër pandemisë së coronavirusit COVID-19 ka dezinfektuar rreth 750 hyre të banesave kolektive në Prishtinë.

Dezinfektimi është kryer së bashku me Ndërmarrjen Publike Banesore.

Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim që ky proces të vazhdojë edhe në hyrjet e ndërtesave të reja kolektive.

“ Bashkë me Ndërmarrjen Publike Banesore SH.A kemi përfunduar me sukses dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues e udhëzues me këshilla për mbrojtje nga COVID-19 të rreth 750 hyrjeve të banesave kolektive në Prishtinë.Falënderojmë të gjithë banorët e Prishtinës dhe ekipet në terren për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për respektimin e këshillave dhe gjatë këtyre ditëve”, thuhet në njoftim të faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës.

Në Kosovë deri më tani janë identifikuar 108 raste të infektuar me virusin COVID-19 ndërsa qytetarët tash e dy javë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shumica e bizneseve janë mbyllur.

Dezinfektimi është bërë si në fotot dhe videot e mëposhtme.