Londër - Foto: REL/AFP

Coronavirusi - Parlamenti i Britanisë së Madhe mbyllet për të paktën katër javë

Parlamenti i Britanisë është vendosur të ndërpresë punën për të paktën katër javë nga e mërkura, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit, raporton Reuters.

Fillimisht ishte vendosur që parlamenti të mbyllej për një pushim tre-javor të Pashkëve nga 31 marsi, por në një kërkesë përmes një letre u propozua që pushimi të fillojë një javë më herët, pasi është rritur frika se politikanët dhe stafi po rrezikohen duke vazhduar punën.

Paramenti edhe ashtu  ishte mbyllur për vizitorët dhe kishte zvogëluar numrin e ligjvënësve në Dhomën Përfaqësuesve për t’i lejuar ata të ulen më larg në përputhje me udhëzimet për distancë sociale.

Në anën tjetër, pas shumë reagimeve dhe me gjendjen nën masa kufizuese për shkak të coronavirusit, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 11:00 për ta shqyrtuar mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 61 raste me virusin Covid – 19.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu