Spital i improvizuar në sallën e Panairit në Beograd Foto: mod.gov.rs

Coronavirusi në Serbi, pacientët transferohen në spital të improvizuar

Pacientët e parë të infektuar me CoVid-19 në Serbi dhe që kanë vetëm simptoma të lehta, po transferohen në një spital të improvizuar në sallat e Panairit të Beogradit, njoftuan autoritetet serbe të premten në mbrëmje, raporton Ballkan Insight.

“Spitali i përkohshëm në Panair do të fillojë të pranojë pacientët e tij të parë nesër nga 8 e mëngjesit dhe ky është hapi tjetër logjik përballë testimit në masë,” tha Kryeministri serb, Ana Bërnabiq, në një konferencë për media të premten.

Qeveria i publikoi në faqen zyrtare udhëzimet reth coronavirusit për pacientët që po vendosen në spitalin e improvizuar.

Serbia ka 528 raste të konfirmuara me coronavirus deri më tani, me shumicën e pacientëve që banojnë në Beograd, Valjevo dhe Cuprija.