Ilustrim

Coronavirusi, në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut nuk ka ekip mjekësor

Në pikën kufitare në Han të Elezit, që gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut, nuk ka një ekip mjekësor kujdestar për të kontrolluar për raste të dyshimta për Coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Medina Imishti, drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit.

Imishti ka thënë se nuk kanë kapacitete për të dërguar ekip mjekësor.

“Kemi pasur një bashkëpunim me Policinë, në raste kur ka të dyshuar, por kështu ekip 24 orë, qysh ka kërkuar Instituti, nuk ka. Sepse ne nuk kemi kapacitete”, ka thënë Imishti.

Sot gjatë ditës KALLXO.com ka raportuar se nuk ka ekipe mjekësore as në pikën kufitare me Malin e Zi.

Vendkalimi kufitar me Malin e Zi pa ekipe mjekësore nga Komuna e Pejës

Kurse në pikën kufitare në Vërmicë, Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Prizrenit ka dërguar një ekip mjekësor, por që nuk kanë pajisje shtesë mbrojtëse.

Mbi 80,000 raste të prekura nga coronavirus në nivel global

Edhe Komuna e Podujevës ka dërguar ekip mjekësor në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë.

Podujeva dërgon ekip mjekësor në Merdare

.