Coronavirusi - Në oborrin e QKMF-së në Drenas do të vendoset një tendë

Komuna e Drenasit ka njoftuar se nga mbledhja e shtabit emergjent kanë marrë vendim për vendosjen e një tende në hapësirat e QKMF-së në Drenas.

Sipas njoftimit të Komunës, vendosja e tendës do të bëhet në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kontrollohen fillimisht në tendë, e gjithashtu sipas tyre, shërbimet brenda QKMF-së nuk do të ndalen.

Më tej thuhet se, drejtori i Inspekcionit, Milaim Hajdari, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me inspektimet që janë kryer nëpër bizneset e Drenasit për respektimin e masës së mbylljes së bizneseve sipas vendimit të Qeverisë, mbajtja e higjienës dhe për çmime.

Ndërsa, Komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, ka deklaruar se sa i përket çështjes së sigurisë publike, nuk do të mungojë mbështetja e zyrtarëve policor për 24 orë në shërbim të qytetarëve.

KALLXO.com ka raportuar të shtunën se para oborrin e QKUK-së në Prishtinë janë vendosur disa tenda.

Qeveria e Kosovës ka shpallur dje gjendje emergjente të shëndetit publik.

Në më pak se katër ditë numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 13 zonat e prekura janë Vitia me 7 pacientë Malisheva me 4 pacientë, Podujeva me 1 pacient dhe Klina me 1 pacient.

Edhe 4 të prekur nga Coronavirus arrin në 13 numri i pacientëve