Foto: EPA

Coronavirusi në Itali: Numri i të shëruarve më i madh se numri i të vdekurve

Kur kanë kaluar 30 ditë që nga kur është regjistruar viktima e parë, Italia tashmë është shteti me numrin më të madh të të vdekurve nga pandemia e coronavirusit.

Autoritetet italiane raportojnë se në 24 orët e fundit kanë vdekur 651 persona.

Që nga data 15 mars në Itali numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja të të infektuarve ka qenë vazhdimisht në rritje.

Lajme të mira për Italinë janë numri i pacientëve të shëruar që janë 952 persona në 24 orët e fundit.

Në total në Itali deri më sot janë 5,476 viktima si pasojë e Coronavirusit.

Ndërsa në total mbi 7,000 persona është numri i të shëruarve nga coronavirusi në Itali.

Ndërsa shqetësuese vazhdon të mbetet numri i rasteve të reja që po shfaqen. Në 24 orët e fundit janë 3,957 persona të infektuar.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, është 59,138.

Tjetër lajm shqetësues ka qenë se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 12 anëtarë të Mbrojtjes Civile,

Mbrojtja Civile në nivelin kombëtar merret me parashikimin, parandalimin, menaxhimin dhe tejkalimin e fatkeqësive njerëzore dhe natyrore, të situatave emergjente.

Italia Jugore është bërë problematike ditëve të fundit, pasi që deri më tani pandemia kishte goditur rëndë Italinë Veriore, më saktësisht rajonin e Lombardisë.

Ora 18:00 e pasdites në Itali është kthyer në një moment heshtje kur kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli paraqet raportin për 24 orët e fundit në Itali lidhur me pandeminë.

Që nga data 15 mars në Itali numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja të infektuara ka qenë vazhdimisht në rritje.

Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar për situatën në Itali.

Ditë e rëndë për Italinë, sërish rekord vdekjeje nga coronavirusi

Duhet të theksohet se këto numrat e raportuar për viktimat në Itali, janë të lidhura drejtpërdrejt me pandeminë e coronavirusit.

Rastet me coronavirus sa vijnë e rriten, po ashtu edhe viktimat. Për këtë arsye, në Lombardi, por edhe në rajone të tjera, po mendohet për masa më shtrënguese, më të ashpra. Në Veneto janë mbyllur parqet. Ndërsa, në Milano, zbarkoi ushtria.

Mbrojtja Civile e Italisë ka njoftuar se nesër pritet që të vijnë 52 mjekë nga Kuba për t’i ndihmuar shëndetësisë italiane në trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

Italia po përballet dhe me një nevojë të shtuar për staf mjekësor dhe kryeministri Conte një ditë më parë nxori thirrjen për të gjithë mjekët jashtë sistemit që duan t’i bashkohen një Task Force për të luftuar këtë armik të ri. Thirrjes deri në këto momente i janë përgjigjur mbi 3,500 mjekë.

Raste të reja pozitive me coronavirus janë shënuar dje gjatë orëve të mbrëmjes për personat nga të cilët janë marrë mostra ditëve të kaluara.