Wuhan, Kinë- Foto: CNN

Coronavirusi mbyti 97 persona vetëm dje

Virusi vdekjeprurës ‘Coronavirus’ në Kinë pretendohet se ka mbytur 97 persona vetëm gjatë ditës së diel.

Siç raporton CNN, janë shënuar 910 viktima gjithsej si pasojë e këtij virusi, shumica dërrmuese janë në Kinë.

Ndërkaq, më shumë se 40,000 njerëz janë infektuar.

Javë më parë është raportuar se Coronavirusi është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi virusi vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

Në Angli janë shënuar tri viktima nga ky virus, dy prej tyre janë anëtarë të njëjtës familje, ndërsa 10 viktima janë regjistruar në Australi.