Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/AP

Coronavirusi, mbyllen shkollat në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shpallur sonte gjendjen e emergjencës në vendin e tij.

Sipas vendimit të presidentit serb, shkollat janë mbyllur, pensionistëve u është bërë thirrje të rrinë mbyllur, ndërsa do të caktohet edhe orari i punës i bareve dhe restoranteve.

Aktualisht, siç njofton Balkan Insight, në Serbi janë konfirmuar 48 raste të të infektuarve me coronavirus.