Mbretëresha britanike, Elizabeta II - Foto: REL/Reuters

Coronavirusi – Mbretëresha e Britanisë anulon traditën e ditëlindjes

Mbretëresha e Britanisë së madhe, Elizabeta, ka kërkuar që të mos ketë përshëndetje me armë për të shënuar ditëlindjen e saj të martën, raporton BBC.

Kjo mendohet të jetë kërkesa e parë e tillë nga pallati nën mbretërimin 68-vjeçar të saj.

Britania e Madhe është në mesin e vendeve me më së shumti raste dhe viktima nga COVID-19 ditëve të fundit. Numri i vdekjeve në  këtë shtet arriti në 14,576 të premten, ndërsa 847 vdekje të reja u raportuan në spitale.