Viti - 14.03.2020

Coronavirusi - Komuna e Vitisë ankohet për mungesë bashkëpunimi ndërinstitucional

 

Komuna e Vitisë ndonëse një fshat e ka vendosur në karantinë, nuk ka informacione në lidhje me rezultatet e të dyshuarve.

Jakup Haxhiu, zyrtar nga kjo komunë, ka thënë për KALLXO.com se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga niveli qendror deri më tani.

Sipas tij, ata po marrin informacione sikurse edhe mediat sepse Ministria e Shëndetësisë nuk po i mbanë ata të informuar në lidhje me qytetarët e vet.

“Në Viti përveç fshatit Stubëll nuk ka raste të reja dhe as nuk jemi vendosur në karantinë. Ne ende nuk dimë për rastet e dyshuara si kanë dalë rezultatet, edhe ne ashtu si ju po marrim informata përmes konferencave të ministrit, bashkëpunimi me ta është zero, me kurrgjë nuk po na ndihmojnë e as një vizite as kurrgjë nuk kanë bo”, ka thënë Haxhiu për Kallxo.com

Gjatë ditës së sotme në Kosovë u konfirmuan tri rastet e para me coronavirus, ndërsa fshati Stubëll në këtë komunë është futur në karantinë.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

Denoncimi i Kryetarit të Vitisë: Nuk kemi pajisje për t’u përballur me situatën