Ilustrim

Coronavirusi, Irani liron 70 mijë të burgosur

Irani ka liruar rreth 70 mijë të burgosur për shkak të shpërthimit të coronavirusit në vend.

Sipas Reuters, këtë e ka bërë të ditur shefi i gjyqësorit iranian Ebrahim Raisi të hënën.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se a duhet të kthehen apo kur duhet të kthehen ata në burg.

Në Kosovë ende nuk është shëruar ndonjë rast me coronavirus dhe deri më tani janë testuar 42 persona që kanë rezultuar negativ.

Kurse, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dje ka konfirmuar se dy persona janë prekur nga Coronavirusi në Shqipëri.