Coronavirusi: Gjermania para mbylljes së kufijve me Zvicrën, Francën e Austrinë

Gjermania  do të mbyllë kufijtë e saj me Francën, Zvicrën dhe Austrinë që nga e hëna për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit, thonë burimet qeveritare, raporton BBC.

Po ashtu edhe shtete të tjera të BE-së po ndërmarrin veprime radikale.

Austria do të ndalojë mbledhjet e më shumë se pesë personave nga e hëna.

Irlanda ka kërkuar që të gjitha kafiteritë të mbyllen deri më 29 mars dhe shkollat ​​në Holandë do të mbyllen nga e hëna deri më 6 prill.

Në Itali, numri i vdekjeve në një periudhë 24-orëshe ka arritur një rekord të ri, nga 368 që ishin të shtunën numri ka arritur 1 mijë 809. Prej tyre, 1 mijë e 218 u regjistruan në rajonin e Lombardisë, i cili është shtëpia e qendrës së biznesit të Milanos.

Spanja regjistroi 97 vdekje të tjera dhe 2 mijë raste të reja në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 288 dhe numrin e përgjithshëm të rasteve në 7.753.

Franca, me 4 mijë e 469 raste të konfirmuara dhe 91 vdekje, po zhvillon zgjedhje lokale, pavarësisht mbylljes së kafeneve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve.

Në Zvicër, numri i të infektuarve është rritur me 800 për të arritur në 2200 në vetëm 24 orë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të Premten se Evropa ishte tani “epiqendra” e pandemisë.

Ndërsa në Kosovë, gjatë ditës së sotme, numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 9.