Ilustrim - Foto: REL/Reuters

Coronavirusi - Franca mbyll vendet publike

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka njoftuar që në mesnatë do të mbyllen të gjitha “vendet publike jo të domosdoshme për jetën e vendit”.

Sipas të përditshmes, franceze “Le Monde” ky vendim do të prek edhe bizneset.

“Restorantet, baret, klubet e natës, kinematë pritet të mbyllen. Bizneset preken gjithashtu, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, barnatoreve, bankave, duhanpirësve dhe madje edhe pikave të karburantit”,  tha kryeministri.

Në një fjalim zyrtar, kryeministri francez ka thënë  se “masat e para të marra për të kufizuar tubimet ishin zbatuar në mënyrë të papërsosur” dhe se “mënyra më e mirë për të frenuar epideminë është distancimi shoqëror”.

Aktualisht në botë janë 155 mijë e 834 të infektuar, kanë vdekur 5 mijë e 814 ndërsa janë shëruar 74 mijë e 279.