Coronavirusi: Deputetëve të Kosovës u matet temperatura para fillimit të seancës

Para fillimit të seancës jashtëzakonshme për Projektligjin për Buxhetin për vitin 2020, deputetët kanë pritur në radhë për matje të temperaturës për shkak te rrezikut me Coronavirus.

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 3 raste pozitive me Coronavirus./rtklive

Deputetëve duke i’u bërë matja e temperaturës Foto: RTK