BBC

Coronavirusi - Cilat janë rreziqet e infektimit përmes pakove ushqimore?

Gjurmë të coronavirusit janë gjetur në paketime ushqimesh në Kinë kohëve të fundit, në dërgesat e karkalecave të ngrirë dhe krahë të pulash të ngrira nga Amerika e Jugut.

Kjo ka bërë që përsëri të ngriten shqetësime nëse coronavirusi mund të transmetohet përmes paketimit të ushqimit, shkruan BBC.

 Çfarë janë shanset?

Në teori, mund të jetë e mundur infektimi me Covid-19 përmes materialit paketues.

Studimet e bazuara në laboratorë kanë treguar se virusi mund të mbijetojë me orë të tëra, nëse jo me ditë, në disa materiale paketimi – kryesisht paketime kartoni dhe forma të ndryshme plastike.

Për më tepër, virusi është më i qëndrueshëm në temperatura më të ulëta, që nënkupton se sa ushqime transportohen.

Sidoqoftë, disa shkencëtarë janë të shqetësuar nëse këto rezultate mund të përsëriten jashtë laboratorit.

Dr. Julian Tang, profesor i asociuar i shkencave repsiratore në Universitetin e Leicester, thotë se në botën e jashtme, kushtet mjedisore ndryshojnë me shpejtësi, që nënkupton se virusi nuk mund të mbijetojë për kohë të gjatë.

Ndërkohë, Emanuel Goldman, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Rutgers, gjithashtu ka vënë në pah se studimet përmes laboratorit janë bërë duke përdorur mostra deri në 10 milion grimca virale, ndërsa numri i grimcave virale në – për shembull – një pikëz aerosol e teshtitur në një sipërfaqe, ka të ngjarë të jetë vetëm rreth 100.

Duke shkruar në Lancet (revistë javore mbi shëndetësinë) në muajin korrik, ai tha: “Sipas mendimit tim, shansi i transmetimit nëpër sipërfaqe të pajeta është shumë i vogël, dhe vetëm në rastet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin në sipërfaqe, dhe dikush tjetër prek atë sipërfaqe menjëherë pas asaj kolle ose teshtitje (brenda një deri në dy orë)”.

Si mund të shpërndahet virusi?

Rreziku i transmetimit në përgjithësi bazohet në supozimin se punëtorët në fabrikat e paketimit të ushqimit mund ti prekin sipërfaqet e kontaminuara e pastaj ti prekin sytë, hundën dhe gojën.

Shkencëtarët tani nuk janë të mendimit se kjo është rruga kryesore e transmetimit për shumicën e rasteve të Covid-19.

“Mund të jetë e mundur që një person të mund të infektohet me Covid-19 duke prekur një sipërfaqe apo ndonjë objekt ku mund të jetë virusi,” thotë Agjencia Shëndetësore e SHBA, Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve (CDC) në faqen e saj të internetit. Sidoqoftë, ai shton se “kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit”.

Në fakt, mendohet se, kryesisht, virusi përhapet drejtpërdrejt nga një person në tjetrin:

Midis njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin (brenda 2 metrave (1.8 centimetër))

Nëpërmjet spërklave të prodhuara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet

Kur spërklat prekin (zbarkojnë ) gojën ose hundën e njerëzve të afërt (apo kur ato thithen në mushkëri)

Doktor Tang thotë se ta dëshmosh se dikush është infektuar me virusin përmes materialit paketues do të ishte gjithashtu e vështirë.

Do të jetë e nevojshme që ‘të përjashtohet çdo ekspozim i kohëve të fundit nga ndonjë burim tjetër ” – përfshirë kontakte sociale asimptomatike – duhet qenë i sigurt që ekspozimi që ndërlidhet me paketimin ushqimor ka qenë shkaku i vërtetë i një infeksioni.

Si ta ruaj vetën?

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se “aktualisht nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të Covid-19 të transmetuar përmes ushqimit apo pakove ushqimore”. Megjithatë, kjo organizatë liston një numër masash paraprake që mund të ndërmerren për të shmangur kontaminimin e ndërsjellë.

Aty thuhet se nuk ka nevojë ta dezinfektohet pakoja ushqimore, por “duart duhet të lahen siç duhet pas prekjes së pakove ushqimore dhe para se të hani ato”.

Nëse jeni duke bërë pazar për sende ushqimore, përdorni dezinfektuesin e duarve përpara se të hyni në dyqan nëse është e mundur, dhe lani duart pastaj, dhe gjithashtu pasi të keni ti keni prekur dhe magazinuar produktet e blera.

Gjithashtu, duhet të siguroheni paraprakisht nëse gjërat ushqimore të jenë dorëzuar  sipas praktikave të mira të higjienës personale dhe ushqimore nga punëtori i cili e ka bërë dërgesën. Njëkohësisht, duhet ti lani duart pasi të keni pranuar ushqimin dhe dërgesat ushqimore. Disa ekspertë rekomandojnë përdorimin e qeseve plastike me vetëm një përdorim.