Pamje nga Vushtrria

Coronavirusi - Bizneset nuk i binden ligjit, arrestohen tre persona në Vushtrri

Në tri raste të ndara, Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, duke punuar në lokalet e tyre edhe pse është e ndaluar për shkak të coronavirusit.

Rastet kanë ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vushtrrisë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, dje rreth orës 14:29, ku u arrestua një person i cili nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë Covid 19.

“I dyshuari është hasë në lokalin e tij duke punuar në të cilin lokal kishin qenë edhe disa persona për të cilin rast janë njoftuar edhe inspektorët komunal. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti i dytë ka nodhur në Rrugën “Skenderbeu” të Vushtrrisë mbrëmë rreth orës 22:30.

“Është  arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti është takuar duke punuar në lokalin e tij duke rënë në kundërshtim me ligjin. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokuronit është liruar ne procedure të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërksa, rasti i tretë është evidentuar në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, mbrëmë rreth orës 22:50.

Një person u arrestua pasi është parë duke punuar në lokalin e tij duke rënë në kundërshtim me ligjin.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokuronit është liruar në procedurë të rregullt.

Deri më tani, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 24.

Coronavirus: Mbyllen të gjitha parqet në mbarë Kosovën