Foto: ShBK

Coronavirusi anulon Panairin e Librit në Paris

Panairi i Libri në Paris të Francës i cili është planifikuar të mbahej nga  20 deri më 23 mars 2020, është anuluar për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

Botuesit kosovarë kishin planifikuar të ishin pjesë e këtij panairi.

Lajmi për anulimin e edicionit të sivjetmë të këtij panairi është publikuar edhe në uebfaqen e Panarit të librit në Paris.

“Pas vendimit të qeverisë franceze për të ndaluar të gjitha organizimet më shumë se 5,000 njerëzve, ne për fat të keq kemi marrë vendimin për anulimin e edicionit të vitit 2020 të Panirit “Livre Paris’”, thuhet në njoftimin e Panairi të Librit të Parisit, që mban firmën e presidentit të këtij panairi, Vincent Montagne.

Ndërsa potencohet se edicioni i radhës mbahet në vitin 2021.

Anulimi i këtij panairi është konfirmuar edhe nga kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli.

Zeneli ka thënë për KALLXO.com se ishte planifikuar prezantimi i 25 shtëpive botuese kosovare dhe i 5 krijuesve shqiptarë në edicioni e sivjetmë të Panarit të Librit në Paris.

“Shoqata e Botuesve të Kosovës kishte bërë të gjitha parapërgatitjet për pjesëmarrje në panair, për të katërtin vit me radhë. Gjithsej 25 botues do të  prezantonin botimet e tyre, ndërsa ishte paraparë edhe prezantimi i 5 shkrimtarë tanë”, ka thënë Zeneli.

Ndërkohë është anuluar edhe Panairi i Librit në Lajpcig të Gjermanisë, po për të njëjtin shkak, përhapjen dhe rrezikun nga Coronavirusi.

Edhe në këtë panairi, i cili ishte planifikuar të mbahet nga 12 deri më 15 mars 2020, ishte paraparë pjesëmarrja e botuesve kosovarë.