Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Coronavirusi - Ambasadori gjerman: Të gjithë mund të tregojnë përgjegjësi duke respektuar masat e sigurisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se rritja e numrit me të infektuar nga coronavirusi në Kosovë, nuk është e mirë.

Ai ka bërë thirrje për t’u respektuar masat e reja të sigurisë, të vendosura nga institucionet e Kosovës.

“Vendet e BE-së po kalojnë kohë të vështira me kufizimet si kudo rreth hartës botërore. Por kjo tregon se distancimi social funksionon, gjithashtu në flamurin e Gjermanisë. Rritja e shifrave të infeksionit në Kosovë nuk është e mirë. Të gjithë mund të tregojnë përgjegjësi duke respektuar masat e sigurisë. Qëndro sigurt, parandalo coronavirusin”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 387 persona me coronavirus, 66 janë shëruar si dhe janë shënuar 8 vdekje.

Që nga sot qytetarët e Kosovës, me rotacion mund të dalin nga shtëpitë e tyre për vetëm një orë e gjysmë, një herë në ditë.

Këto janë oraret për lejimin e qarkullimit të qytetarëve: